LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi që ishte arratisur dje nga paraburgimi

Arrestohet personi që ishte arratisur dje nga paraburgimi
Foto: Arkiv/Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, I.Sh, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin.    

Njoftohet se pas arrestimit nga policia e Kosovës, i njëjti është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.


I.Sh ishte arratisur dje rreth orës 10:45, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.

I njëjti  ishte pranuar në paraburgim më 03.09.2021 dhe akuzohet për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Shërbimi Korrektues i Kosovës për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, kishte suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor./Telegrafi/