LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet pas tridhjetë viteve gruaja amerikane e cila e vrau foshnjën e posa lindur

Arrestohet pas tridhjetë viteve gruaja amerikane e cila e vrau foshnjën e posa lindur

Byroja Shtetërore e Hetimit në Oklahoma, të premten bëri të ditur se e kanë arrestuar një person në lidhje me çështjen “Baby Doe”, çështja e vrasjes së një foshnje në vitin 1993.

Meaonia Michelle Allen, u vet dorëzua tek një agjent special të Byrosë Shtetërore të Hetimit në Oklahoma gjatë së premtes në qytetin Hugo.


Fox News shkruan se për Allen kishte një urdhër arresti në lidhje me vrasje të qëllimshme të shkallës së parë, transmeton Telegrafi.

Një agjent special i cili po punonte me çështjen “Baby Doe” filloi të punonte me njësinë Cold Case, njësi e cila përbëhet nga kriminologë nga qendra shkencore mjekoligjore e agjencisë, dhe e dorëzoi mostrën e ADN-së së foshnjës tek Parabon Nanolabs në Reston të Virginia.

Në qershor, rezultati i testimit të ADN-së e tregoi se Allen është nëna e foshnjës së vdekur. Allen e pranoi se është nëna e djalit të vogël, në një intervistë pasuese me zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Gjatë intervistës me agjentin special, Allen paraqiti për testim mostra të ADN-së në mënyrë që të përcaktohej se nëse ajo ishte nëna biologjike e Baby Doe.

Sipas agjencisë, menjëherë pas dorëzimit të ADN-së së saj, Allen rrëfeu se ajo ishte nëna biologjike e “Baby Doe” dhe se ajo i kishte prerë fytin foshnjës menjëherë pas lindjes së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori