LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person nga Strumica për posedim të marihuanës

Arrestohet një person nga Strumica për posedim të marihuanës

Zyrtarët policorë mbrëmë gjatë kontrolleve në makinën “Volkswagen” me targa të Velesit në rrugën Dojran-Bogdanci, kanë arrestuar P.K (30) nga Strumica, i cili është kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Strumicës.

Nga MPB informojnë se gjatë kontrolleve në sakon e të arrestuarit është gjetur makihuanë e paketuar në disa kuti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me personin është kryer bisedë dhe pas përgatitjes së dokumentacionit të plotë, ai do të dorëzohet në stacionin policor në Gjevgjeli për procedurë të mëtejme./Telegrafi/