LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Suharekë, së bashku me vëllain e tij sulmuan shokun me kondak të armës

Arrestohet një person në Suharekë, së bashku me vëllain e tij sulmuan shokun me kondak të armës
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se së bashku me vëllain e tij, për motive deri më tani të panjohura kanë sulmuar me mjete të forta (dyshohet kondak arme) viktimën mashkull kosovar, shokun e tyre, me të cilin kishin qenë duke qëndruar në një kafiteri dhe dyshohet se vazhdimisht së bashku kishin konsumuar pije alkoolike.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.


Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është ende në arrati. Rasti në proces hetimor. /Telegrafi/