eksperti-banner

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Siç njofton policia, arma e zjarrit me 23 fishekë dhe një sasi narkotike janë sekuestruar.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me dy karikator dhe 23 fishekë dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë", njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/