LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim seksual dhe mashtrim

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim seksual dhe mashtrim
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra kosovare ndërsa viktimës tjetër femër kosovare, duke e shfrytëzuar emrin e saj përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme  nga të afërmit e saj,  si provë materiale i është sekuestruar telefoni. 

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.


Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje. /Telegrafi/