LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i dyshuar për “lëndim të lehtë trupor”

Arrestohet një person i dyshuar për “lëndim të lehtë trupor”
Foto: Ilustrim

Në orët e mesditës së datës 2 dhjetor 2021, në Stacionin Policor në jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar nga i dyshuari, ndërkaq viktima ka kërkuar tretman mjekësor.


Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç‘rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’. Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/