LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një boshnjak në Leposaviq, i dyshuar për kontrabandim me mallra

Arrestohet një boshnjak në Leposaviq, i dyshuar për kontrabandim me mallra
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një boshnjak në Leposaviq, pasi që i njëjti dyshohet se ka kontrabanduar mallra (perime).

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 20:50.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull –Boshnjak shtetas i Serbisë pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën po e drejtonte ai janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e mallrave ( perime) të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara”, thuhet në raportin e bërë nga Policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/