Arrestohet një 19-vjeçar nga Prilepi, kapet me lëndë narkotike

Policia nga SPB Manastir - DPB Prilep dje kanë arrestuar 19-vjeçarin nga Prilepi H.P., pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur kanabis dhe degë të së njëjtës bimë, njoftojnë nga MPB.
Kanabisi dhe degët e bimës janë konfiskuar nga policia.
Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, ai është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































