Është arrestuar ngasësi i automjetit i cili ka goditur për vdekje një 19-vjeçar në Arllat të Drenasit.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa i dyshuari është arrestuar këtë të mërkurë.
“Sot (15.02.2023) rreth orës 05:40 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull, 19 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua dje në Arllat”, thuhet në komunikatën për media.
“Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident”.
I dyshuari pas intervistimi bëhet e ditur se është dërguar në mbajtje.
“Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi.
Ndërsa, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për Telegrafin kanë bërë të ditur se i njëjti dyshohet për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi i dyshuar, për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’ (me fatalitet), i cili është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për t’iu nënshtruar obduksionit”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
Ajo tutje ka bërë të ditur se Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Mes tensioneve në veri, Kurti takon ambasadorin Hovenier

Takim i veçantë Rama-Meloni, puthje dhe përqafime midis dy kryeministrave

Blinken nga Olso kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet në veri

Pas takimit më Kurtin, Hovenier: Nuk mund të them se ia kam ndryshuar qëndrimin për veriun

Kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Policia thotë se sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri u krye nga një grup kriminelësh

Telegrafi

Tregu.Biz

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës