LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet nga rusët shtetasi i tretë amerikan në Donbas, familja e tij pretendojnë se padrejtësisht po akuzohet

Arrestohet nga rusët shtetasi i tretë amerikan në Donbas, familja e tij pretendojnë se padrejtësisht po akuzohet

Ushtria e Donetskut dhe Luhanskut kanë zënë rob në Ukrainë, shtetasin amerikan Suedi Murekezi, 35-vjeç, shkruan The Guardian.

Amerikani u arrestua muajin e kaluar në Kherson, duke u bërë kështu shtetasi i tretë amerikanë që është arrestuar nga separatistët prorusë, transmeton Telegrafi.


Vëllai i tij Sele Murekezi, ka thënë se Suedi ka jetuar në Ukrainë për më shumë se dy vite.

“Të gjithë jemi të brengosur për të, duket se është në rregull”, tha vëllai i amerikanit.

E pasi që për një muaj nuk kishin dëgjuar asgjë për të, Sele në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut pranoi një telefonatë nga vëllai që i tha se është arrestuar në Donetsk, qytetin më të madh në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut që mbështetet nga Rusia.

Arrihet marrëveshja për eksportimin e grurit të Ukrainës
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja për eksportimin e grurit të Ukrainës

Murekezi         gjithashtu i tha se është në të njëjtin burg me Alexander Druke dhe Any Tai Nguk Huin, dy amerikanët e tjerë që Rusia muajin e kaluar i arrestoi.

Për dallim nga Druke dhe Huini, miqtë dhe familjarët e Murekezit thonë se ai nuk ka marrë pjesë në luftë në Ukrainë, dhe se atje kishte shkuar rreth katër vite më parë dhe se kishte jetuar në Kheron nga viti 2020.

Suedi i tha vëllait në telefon se po akuzohet padrejtësisht për pjesëmarrje në protestat proukrainase.

“Ata po e shfrytëzojnë për qëllime propagandistike”, tha vëllai i tij Sele.

Forcat ruse gjatë 2 marsit patën marrë nën kontroll Khersonin, e në javët e para pas futjes së trupave ruse kishin shpërthyer protestat proukrainase.

Këto protesta ishin ndërprerë nga trupat ruse që nuk hezitonin edhe të shtinin me armë mbi civilët. E Departamenti amerikan i Shteti, ka thënë se janë të informuar për arrestimin e Murekezit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori