LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-punëtori i Postës, në shtëpi iu gjetën mbi 2 mijë dërgesa të pa dorëzuara

Arrestohet ish-punëtori i Postës, në shtëpi iu gjetën mbi 2 mijë dërgesa të pa dorëzuara

Një punëtor i Postës së Kosovës është arrestuar nën dyshimin se nuk ka dorëzuar 2 mijë e 26 dërgesa postare, të cilat duhej t’i dorëzonte gjatë kohës sa ishte punëtor i Postës.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (M.B. ) si dhe është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të lartcekur ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi (dërgesat postare) të pa dorëzuara nga i dyshuari i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre tek palët e adresuara gjate kohës sa ka qenë punëtorë i Postës së Kosovës.


Dëshmitë dhe provat e gjetura dhe sekuestruara janë: 682 shkresa të gjykatës, 512 fatura të tatimit mbi pronë, 337 fatura te Valës, 57 dërgesa ndërkombëtare, 200 shkresa të Trustit, 197 fatura të bankave, 7 shkresa të Ministrisë së Bujqësisë, 18 dërgesa nga Komuna e Lipjanit, 1 dërgesë nga AKP, 14 dërgesa nga përmbaruesit privat, 1 dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në total (2026) dërgesa të ndryshme të pa dorëzuara që i dyshuari kishte obligim t’i dorëzonte tek palët e adresuara në bazë të detyrës së tij zyrtare.

Me këto veprime personi i dyshuar (M.B,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar” sipas nenit 414 të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga PTH-Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë./Telegrafi/