LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Greta Thunberg nga policia norvegjeze

Arrestohet Greta Thunberg nga policia norvegjeze

Policia norvegjeze ka arrestuar sot aktivisten Greta Thunberg gjatë një proteste në Oslo, raporton Reuters.

Aktivistët lokalë dhe të tjerë që kërkojnë heqjen e turbinave me erë nga kullotat e drerëve në Norvegji, kanë bllokuar hyrjen në disa ndërtesa qeveritare ditët e fundit, transmeton Telegrafi.


Thunberg dhe të tjerët që bllokuan një nga dyert e ministrisë norvegjeze të Financave u hoqën nga oficerët e policisë, dhe u larguan nga zona ndërsa protestuesit protestuan me zë të lartë.

Në vitin 2021, Gjykata e Lartë e Norvegjisë vendosi se dy turbina me erë të ndërtuara në Fosen në pjesën qendrore të Norvegjisë, shkelën të drejtat e konventës ndërkombëtare, por turbinat janë ende në funksion 16 muaj më vonë.

Kjo nuk është hera e parë që Thunberg arrestohet për kauza të tilla. Ajo vazhdimisht është në lëvizje, dhe zakonisht shfaqet duke protestuar pra liderëve botërore sa që mblidhen për të diskutuar për çështje të ndryshme. /Telegrafi/