LAJMI I FUNDIT:

“Arrestohet” gjyshja 100-vjeçe për arsye bizare (Foto)

“Arrestohet” gjyshja 100-vjeçe për arsye bizare (Foto)

Gjyshes 100-vjeçe Ana nga Holanda i janë plotësuar shumë dëshira në jetë, por ajo thotë se i kanë mbetur edhe disa të cilat dëshiron t’i jetësojë.

Një nga ato dëshirat është që ta arrestojnë, më saktësisht ta përjetojë ndjenjën që policia ta prangosë dhe ta dërgoj në burg, transmeton Telegrafi.


Por miqtë dhe familjarët kanë bërë gjithçka që t’ia plotësojnë këtë dëshirë, duke i kërkuar policisë që ta “arrestojnë” dhe ta detyrojnë të qëndrojë në stacionin e policisë për disa orë.

Fotografitë e postuara më poshtë, tregojnë se si kjo gjyshe dukej shumë e lumtur që i është plotësuar edhe një dëshirë e kamotshme. /Telegrafi/