LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet gjakovari, kishte fshehur kokainën në oborrin e tij

Arrestohet gjakovari, kishte fshehur kokainën në oborrin e tij

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti në oborrin e shtëpisë së tij kishte fshehur substanca narkotike.

Sipas njoftimit thuhet se nga të dhënat policore personi i dyshuar ka qenë i arrestuar edhe më parë (me datën 3 mars 2022) nga Policia e Kosovës.

“Në vazhdën e hetimeve nga autoritete e antidrogës me datë 30.04.2022, në ora 23:10 me urdhër nga organet kompetente të drejtësisë në Gjakovë, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur dhe ka zbuluar se i dyshuari në vende të ndryshme, përmes metodave të ndryshme ishte duke fshehur substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila dyshohet se përdorej kryesisht për shitje apo konsum të brendshëm”, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar:

•Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet, një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër (4) doza të
mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

•Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë (6) paketime të plastikes që shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

•Një (1) automjet i tipit Ford me targa vendore, një (1) telefon dhe para kesh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës, njësitet e saj të antidrogës në bashkëpunim me organet e drejtësisë po vazhdojnë punën përmes operacioneve aktive, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së abuzimit dhe trafikimit me droga dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë personave të përfshirë në vepra të tilla penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori