Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se është arrestuar personi me iniciale L.B., i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja.

Vrasja e Mujës kishte ndodhur më 29 tetor 2021.

“Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/