LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë
Foto: Arkiv

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Madaj të Gjakovës.

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë Lumni Graishta, ka thënë se ai është arrestuar në fshatin Zllakuqan të Klinës dhe po ashtu kishte me plagë në trup.


“Po është arrestuar i dyshuari në fshatin Zllakuqan të Klinës, ai është dërguar për mjekim në spitalin e Pejës dhe ende nuk është intervistuar”, ka thënë Graishta.

Siç njofton policia, i dyshuari i qëlloi me armë zjarri dy vëllezër, që njëri prej tyre vdiq në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për në spital.

Vriten dy vëllezër në Gjakovë
Lexo po ashtu Vriten dy vëllezër në Gjakovë

Sipas hetimeve të para, vrasja mund të këtë ndodhur për shkak të çështjes pronësore.

“Një prej pistave të hetimit është një çështje pronësore të cilin ne konsiderojmë se kemi identifikuar një të dyshuar, por nuk është arrestuar ende. Me gjithëatë kjo mbetet një prej pistave të hetimit”, ka thënë  Graishta.

Ndërsa viktimat janë H.I., dhe B.I., vëllezër të moshës madhore/Telegrafi/