LAJMI I FUNDIT:

Vriten dy vëllezër në Gjakovë

Vriten dy vëllezër në Gjakovë

Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri të dielën në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.


Ai ka bërë të ditur se vdekja e tyre është konstatuar nga mjekët e emergjencës.

“Dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri rreth orës 20:20. Policia ka marrë informatën se bëhet fjalë për dy vëllezër – njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha Graishta.

Raportohet se rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e nevojshme./Telegrafi/