LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet babai i dhunshëm pejan

Arrestohet babai i dhunshëm pejan

Një baba i dhunshëm është arrestuar dje në Pejë nga Policia e Kosovës. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ka sulmuar fizikisht vajzën dhe djalin e tij të mitur.

Sipas Policisë, vajza ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.


Fëmijët, së bashku me nënën e tyre, janë dërguar në strehimore në përkujdesje të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.