LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 44-vjeçari në Zborc të Shtimes, dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe e nxori nga shtëpia me pesë vajzat

Arrestohet 44-vjeçari në Zborc të Shtimes, dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe e nxori nga shtëpia me pesë vajzat
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pas mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnate, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka nxjerrë nga shtëpia bashkë me pesë vajzat.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga policia në Ferizaj.


“Sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 01:50 stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Zborc të  Shtimës është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e  dyshuar me inicialet Xh.S (M/K) 44 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij dhe më pas i kishte larguar nga shtëpia bashkëshorten dhe pesë vajzat e tij”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/