LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 22-vjeçari në Ferizaj, iu gjetën tri qese me marihuanë

Arrestohet 22-vjeçari në Ferizaj, iu gjetën tri qese me marihuanë

Një 22-vjeçar është arrestuar mëngjesin e së enjtes në Ferizaj, pasi te i njëjti policia ka gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë.

Sipas njoftimit, policët e stacionit në Ferizaj rreth orës 05:15 në rrugën “Hysen Tërpeza” në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet Shkoda me targa vendore.

“Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, tek njëri pasagjer D.E (M/K) i moshës 22 janë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuana”, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari D.E është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori