LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Pejë, të dyshuar për grabitje

Arrestohen tre persona në Pejë, të dyshuar për grabitje
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Vitomericë të Pejës, të dyshuar për grabitje.

Në njoftim thuhet se  më datën 08.01.2020, rreth orës 01:00, Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Vitomericë të Pejës, në një pompë të derivateve ka ndodhur një rast grabitje.


Sipas viktimës tre  persona të maskuar dhe të armatosur kanë marrë të hollat dhe telefonin personal nga xhepi, pastaj të njëjtit kanë hyrë në zyrë dhe i kanë grabitur të holla nga zyra e pompës se derivateve.

“Të dyshuarit gjatë grabitjes e kanë goditur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me datë 09.02.2021, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre  të dyshuarit ndërsa një  i dyshuar i njohur për Policinë gjendet në arrati: F. O. lindur më 1985,  F.R. lindur më 1995, O.H. lindur më 1999.

Pas intervistimit tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë. /Telegrafi/