LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen nëntë serbë të dyshuar për krime lufte në Bosnje

Arrestohen nëntë serbë të dyshuar për krime lufte në Bosnje

Nëntë serbë, ish-anëtarë të Ushtrisë së Republikës Serbe, u arrestuan sot në Bosnje-Hercegovinë me dyshimin se kanë kryer krime lufte.

Dyshohet se ata kanë kryer një krim kundër pjesëtarëve të kombësisë boshnjake dhe kroate në vitin 1992 në zonën e Bosanski Novi.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA), të gjithë të arrestuarit jetojnë ende në zonën e Bosanski Novi gjersa akuzohen për krime kundër njerëzimit, raporton aljazeera balkans.

Thuhet se të dyshuarit janë arrestuar për kryerjen e disa vrasjeve dhe arrestimeve të paligjshme. Gjithashtu ata dyshohet se kanë kryer krime ndaj disa qindra personave në kampin e “Shtëpisë së Zjarrit”, i cili menaxhohej nga policia ushtarake.

Ndryshe, Ratko Mlladiq (gjeneral i ushtrisë), Radovan Karaxhiq (ish-president i Republikës Serbe) dhe Sllobodan Milosheviq (ish-president i ish-Jugosllavisë) janë arrestuar më parë me akuzat për krime lufte në ish-Jugosllavi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori