LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër trafikantë, tentuan t’i fusnin ilegalisht 15 persona në Kosovë

Arrestohen katër trafikantë, tentuan t’i fusnin ilegalisht 15 persona në Kosovë

Goditet një tjetër rast i trafikimit të personave që vijnë nga vendet e treta, të cilët hyjnë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, duke i trafikuar në drejtim të Kosovës nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Sipas policisë, finalizohet me sukses operacioni antitrafik i koduar “Kaskada”, ku u arrestuan në flagrancë 4 shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”.


Të arrestuarit janë Gjerard Markaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, Riza Hasani, 54 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, Shefqet Velaj, 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë dhe Zeqir Bajrami, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në datën 30.09.2016, në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur “Fushë-Dugagjin”, me drejtim lëvizje Tiranë-Kukës, u kapën në flagrancë, duke transportuar 15 shtetas të huaj, siranë, me automjetet e tyre, tip “Volgswagen” me targa AA 517 KS, automjetin tip “Benz”, me targa AA 973 GF dhe automjetin tip “Golf”, me targa AA 013 AF, cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit.

Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 298/2 e 25 të K.Penal.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori