LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër të dyshuar nga grabitja e Aeroportit të Rinasit

Arrestohen katër të dyshuar nga grabitja e Aeroportit të Rinasit

Policia e Shtetit njoftoi sot zyrtarisht ka vënë në pranga katër persona si autorë të dyshuar në grabitjen e 9 prill, ku janë vjedhur me armë një sasi e konsiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj.

Sipas të dhënave zyrtare, policia në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht O. V., 38-vjeç, banues në Krujë, A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, R. S., 25-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe S. Ç. 28-vjeç, lindur në Kajan, Elbasan dhe banues në Elbasan.


Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve janë përdorur teknika speciale hetimore dhe janë përfshirë strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Detaje nga grabitja e Rinasit: Makina u modifikua në Elbasan, një femër ndihmoi autorët
Lexo po ashtu Detaje nga grabitja e Rinasit: Makina u modifikua në Elbasan, një femër ndihmoi autorët

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Vrasje e Punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. /TCH/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori