LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy të mitur në Janjevë për “vrasje në tentativë”

Arrestohen dy të mitur në Janjevë për “vrasje në tentativë”
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi e kanë sulmuar me sëpatë një person tjetër të mërkurën rreth orës 20:00 në rrugën “Dardania”, në Janjevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


Sipas tij, të arrestuarit janë K.P, 16 vjeç dhe SH.P 14 vjeç, të cilët në prezencën e avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës për punë sociale janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 24 orë.

“Më datë 06.01.2021 rreth orës 20:00, është raportuar se në rrugën ‘Dardania’ në Janjevë,  ka pasur një zënkë në mes të dy personave që ka derivuar në përleshje mes tyre. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë nxjerrë në pah dyshimet se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kryesor së bashku me një të dyshuar tjetër ka sulmuar me sëpatë viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dy të dyshuarit: K. P, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe SH. P, mashkull 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët më datë 07.01.2021,  në prezencën e avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës për punë sociale janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 24 orë për procedim të mëtejmë nën dyshimet për  vrasje në tentativë”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori