Arrestohen dy shpërndarës të narkotikëve në Podujevë


Policia raporton se dje në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Podujevë janë shoqëruar në stacionin policor dy persona të cilët dyshohen që janë marrë me shitblerje të substancave narkotike.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
"Nga të dyshuarit janë konfiskuar 0.192 gr. substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt", kështu theksohet në këtë njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































