LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe në Mitrovicë

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe në Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, derisa ishte në ekzekutim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, në kërkim të të dyshuarit të dënuar me një (1) vit burgim, me datën 08.10.2019 rreth orës 10:00, në fshatin Katundi i Ri- Pejë, njofton se ka arrestuar personin e kërkuar: B. S. i lindur vitin 1982 m/k/rom.

Sipas njoftimit për media tek i dyshuari tashmë i arrestuar, i cili ka tentuar të ikë dhe t’i shmanget arrestimit, nga njësitet policore gjatë bastisjes është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

“I njëjti tani është i dyshuar edhe për veprën penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore është dërguar në vuajtje të dënimit në QK Dubravë. Po ashtu me datën 08.10.2019 rreth orës 02:30 personi tjetër i dyshuar, shtetasi S. H. (1970) m/k/sh, është arrestuar lidhur me rastin ‘pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’ dhe është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes në Stacionin Policor në Istog. I njëjti kishte urdhëresë arrestimi për veprën ‘vrasje e rëndë në tentativë’ nga neni 178 paragrafi 8 të KPRK-së nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i cili është ndaluar dhe është dërguar në QK-Dubravë në vuajtjen e dënimit prej 3 (tri) vjet e 6 (gjashtë muaj), i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit i njëjti sot me datën 09.10.2019 është dërguar në QK-Dubravë nga Njësiti Policor në Istog për të vuajtur dënimin sipas vendimit të gjykatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori