Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuare për mbajtje të armëve dhe lëndim trupor.
Policia njofton se të hënën, rreth orës 19:50, policia është informuar se në Lagjen “ Dheu i Bardhë” në Gjilan, kishte ndodhur një përleshje në mes të dy të dyshuarve dhe viktimës, që të gjithë shtetas të Kosovës me banim në Gjilan.
Njësitet e Stacionit Policor në Gjilan menjëherë iu kanë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.
“Nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje në mes tre personave, në vazhdim rasti ka eskaluar në rrahje në mes të dyshuarve J. M. (1993) dhe B. B. (1980) në një anë dhe viktimës L. M. (1985) në anën tjetër. Me këtë rast viktima ka pësuar lëndime në kokë, deri sa njëri nga të dyshuarit e ka ekspozuar një armë revole. Njësitet e Stacionit Policor në Gjilan e kanë konfiskuar armën me dy fishek dhe një karikatorë nga i dyshuari B. B”, thuhet në njoftim.
Viktima ka kërkuar tretman mjekësore ku edhe e posedon raportin mjekësor “Lëndim i lehtë trupor”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili ka qenë prezent në Stacionin Policor dhe pas intervistimit të të dyshuarve në bazë të procedurave ligjore ka urdhëruar që ndaj tyre të ngritët kallëzim penal “Lëndim i lehtë trupor dhe Armëmbajtje pa leje” .
Të njëjtit ndalen në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251