LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjetën mbi 10 kg marihuanë

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjetën mbi 10 kg marihuanë

Policia ka arrestuar sot dy persona në Prizren, tek të cilët gjatë kontrollit janë gjetur 10.4 kg lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit në Prizren, më 10.06.2023, rreth orës 11:00, kanë realizuar operacioni policor i koduar ‘Vera’, me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të personave të përfshirë në veprimtari penale.

Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione në Prizren, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 414 gr, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë. Dyshohet se marihuana ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar (Turqi) dhe në treg kap vlerën përafërsisht 36 500 euro, thuhet në njoftim.


Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe prova tjera që lidhen me rasti. Po ashtu janë arrestuar dy të dyshuar: O.F., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1976) dhe A.U., (mashkull shtetas i Turqisë, viti i lindjes 1970).

Policia ka intervistuar të dyshuarit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, njofton Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Vdekja e të riut në Lipjan – policët e dyshuar përballen sot me drejtësinë

Vdekja e të riut në Lipjan – policët e dyshuar përballen sot me drejtësinë

Drejtësi
Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Lajme
Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Lajme
Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Lajme
Zjarrfikësi Kaqun Lima vdes në detyrë, Sveçla ngushëllon familjen e të ndjerit

Zjarrfikësi Kaqun Lima vdes në detyrë, Sveçla ngushëllon familjen e të ndjerit

Lajme
Kalo në kategori