LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Ferizaj, ia morën 11 mijë euro fajde një personi

Arrestohen dy persona në Ferizaj, ia morën 11 mijë euro fajde një personi

Dy persona janë arrestuar sot në Ferizaj pasi dyshohet se të njëjtit një vit më parë kanë marrë viktimës 11 mijë euro fajde.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kishte pranuar një informacion për një rast të fajdes që ka ndodhur nga muaji janar”.


“Në lidhje me këtë hetuesit rajonal pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, nën autorizim të  Prokurorisë Themelore në Ferizaj, sot me datë 22.03.2022 rreth 12:30 kanë arrestuar dy persona me inicialet A.Z (M.K) i moshës 41 vjeçar dhe A.Z (M/K) i moshës 36 vjeçar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde”, ku viktima e këtij rasti dyshohet se kishte paguar fajde rreth 11 mijë euro për një shumë të caktuar të të hollave”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi .

Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori