LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për drogë në Gostivar

Arrestohen dy persona për drogë në Gostivar

Siç njoftojnë nga policia, mbrëmë në ora 10:40 nga ana e policëve në fshatin Vrapçisht të Gostivarit janë privuar nga liria N.D (34) dhe Sh.D (50).

Sipas njoftimit të policisë, ata janë arrestuar për shkak të dyshimeve për drogë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përderisa Sh.D ka drejtuar automjetin ‘Peugeot’ me tabela të Gostivarit, e që bashkudhëtar ka qenë N.D, nga policët është dhënë shenjë ndalimi, por automjeti nuk është ndaluar, ndërsa nga automjeti është hedhur materie pluhur e cila është gjetur dhe është marrë. Dy personat janë arrestuar për procedurë të mëtejshme”, sqarojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ata do të përgjigjen për veprën penale për drogë./Telegrafi/