Arrestohen 6 persona, kryenin punë ndërtimore pa dokumente

SPB Tetovë informon se janë arrestuar gjashtë persona në Gostivar, të cilët dyshohen se kanë kryer punë ndërtimore pa dokumente adekuate.
"Të enjten në ora 18:50, në rrugën “Nikolla Teslla” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë arrestuar personat B.S.(43), Sh.Z.(55). I.H.(55) nga Gostivari, N.A.(43) dhe I.C.(49) nga Srmnova e Gostivarit dhe F.S.(41) nga Çegrani i Gostivarit, për shkak të dyshimit se po ndërtonin objekt në të njëjtën rrugë pa dokumente të nevojshme".
"Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit", thonë nga SPB Tetovë.
Nga
Telegrafi
07/07/2023





















































