LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 16 persona në Turqi nën dyshimin për terrorizëm

Arrestohen 16 persona në Turqi nën dyshimin për terrorizëm

Autoritetet turke kanë arrestuar 16 anëtarë të Frontit Nusra, grup i njohur për lidhje të ngushta me Al-Kaidan, gjatë një operacioni të gjerë në lindje të vendit, kanë raportuar mediat turke.

Të dyshuarit janë arrestuar gjatë bastisjeve në 20 lokacione në pjesën lindore të Adiyamanit dhe në veri të kufirit sirian, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”, transmeton KosovaPress.


Cak i bastisjeve besohet të kenë qenë persona të dyshuar që kanë të bëjnë me konfliktin në Siri, ndërsa kombësitë e tyre nuk janë zbuluar.

Sipas AFP-së, Policia turke nuk ia ka dalë që të kap edhe katër të dyshuar të tjerë. Të paktën dy prej të arrestuarve sot kanë qenë në Siri, ka raportuar agjencia.