LAJMI I FUNDIT:

FSSHK kërkon që të lirohen mjekët në Prizren pa u penguar hetimet

FSSHK kërkon që të lirohen mjekët në Prizren pa u penguar hetimet
Foto: Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka shprehur shqetësimin në lidhje me arrestimin e mjekëve në Spitalin e Prizrenit.

Sipas një reagimi për media thuhet se javën e kaluar FSSK-ja kishte reaguar për sulmet fizike në vendin e punës ndaj punëtorëve shëndetësor për të cilat raste nuk është bërë asgjë.


“jo më larg se javën e kaluar, FSSHK është dashur që të reagojë për sulmet fizike në vendin e punës ndaj punëtorëve shëndetësor, ku kryerësit e këtyre veprave janë arrestuar disa ditë pas sulmeve dhe nuk është bërë asnjë lajm mediatik por as edhe një reagim institucional”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në reagim bëhet  e ditur se arrestimi i tyre pa u kryer ekspertiza ligjore është skandaloz.

Arrestimi i tre mjekëve në Prizren pas vdekjes së foshnjës, reagon ShSKUK-ja
Lexo po ashtu Arrestimi i tre mjekëve në Prizren pas vdekjes së foshnjës, reagon ShSKUK-ja

“FSSHK në asnjë rrethanë nuk tenton të ndërhyjë në procedurat gjyqësore/prokuroriale por arrestimi i profesionistëve shëndetësor pas denoncimit të rastit pa u kryer ekspertiza mjeko-ligjore është SKANDALOZ.

Mjekët të cilët edhe gjatë festës i kanë lënë familjet e tyre për t’i shërbyer qytetarëve, ata të cilët në historikun e tyre profesional nuk kanë asnjë vërejtje, sot po ballafaqohen me cënim të dinjitetit, degradim e linçim publik”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Tutje FSSHK kërkon që të lirohen mjekët e arrestuar pa u penguar procedura hetimore për zbardhjen e rastit.

“Duke bashkë ndjerë dhimbjen me familjen e pacientit, në sistemin shëndetësor si tek ne ashtu edhe në vendet bashkëkohore ndodhin fatkeqësisht edhe përfundime të rasteve me vdekje,por zgjidhjet e rasteve nuk fillojnë me arrestime.

Ngjarje të tilla ndikojnë edhe më shumë në uljen e besueshmërisë së qytetarëve për trajtim në sistemin publik shëndetësor por edhe marrjen e shërbimeve shëndetësore nga profesionistët shëndetësor”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/