LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i tre mjekëve në Prizren pas vdekjes së foshnjës, reagon ShSKUK-ja

Arrestimi i tre mjekëve në Prizren pas vdekjes së foshnjës, reagon ShSKUK-ja

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar të enjten se është duke e trajtuar me prioritet të lartë rastin që ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor.

Në të njëjtën kohë, ShSKUK-ja ka thënë se është duke e pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin.


Vdes një foshnje në Spitalin e Prizrenit, arrestohen tre mjekë 
Lexo po ashtu Vdes një foshnje në Spitalin e Prizrenit, arrestohen tre mjekë 

“Andaj, aktualisht nuk mund të konkludohet nëse e mjekët që kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas ShSKUK-së, raportet profesionale për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat apo nuk ka vepruar sa e si duhet.

“Pa këto raporte çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar”, bëhet e ditur tutje.

Ndryshe, një person të martën ka raportuar në polici se foshnja e tij ka vdekur disa minuta pasi është lindur dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre mjekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori