LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i gylenistëve, Prokuroria tregon nëse do të fillojnë hetimet

Arrestimi i gylenistëve, Prokuroria tregon nëse do të fillojnë hetimet

Për arrestimin brutal të gjashtë shtetasve turq që jetojnë në Kosovë dhe të njëjtët po kërkohen nga Erdogani, është duke u marrë edhe Prokuroria e Shtetit.

Këta të fundit janë duke i vlerësuar të gjitha aspektet ligjore të këtij rasti. Vendndodhja e tashmë të arrestuarve mbetet po ashtu misterioze.


Familjarët vazhdojnë të jenë të shqetësuar, derisa krerët e shtetit pranojnë dështimin e tyre duke thënë së gjithë ky aksion u bë pa dijeninë e tyre.

Ekrem Lutfi, nga Prokuroria e Shtetit ka thënë për Gazetën Express se ky institucion është i angazhuar në kapacitetin e tij maksimal, profesional dhe po vlerëson aspektet ligjore të këtij rasti.

“Opinioni do të informohet në kohën e duhur për çfarëdo vendimi eventual në lidhje me hapat e Prokurorit të Shtetit”, kanë sqaruar rreth këtij rasti nga Prokuria e Shtetit.

Sidoqoftë, që nga dita e djeshme kur edhe u raportua për arrestimin e gjashtë shtetasve turq, ende nuk dihet se ku janë me lokacion apo se në çfarë gjendje janë të njëjtit.

Familjarët nuk kanë pasur as të vetmen mundësi të bien në kontakt me të arrestuarit. Besojnë se ata janë ende në Kosovë, derisa krerët e shtetit kosovar thonë se tashmë gylenistët janë deportuar në Turqi.

Kuvendi debatoi sot dhe kërkoi që në detaje të informohet se si u zhvillua e gjithë ngjarja. Kjo situatë mblodhi sot edhe krerët e vendit, derisa përfunduan pa vendosur diçka konkrete.

Kreministri Ramush Haradinaj shkarkoi sot edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe shefin e AKI’së Driton Gashin. Të dytë u hoqën nga këto pozita për shkak të mosinformimit të shefit të ekzekutivit për rastin në fjalë.

Megjithëse, Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve ka bërë të ditur se në Kosovë janë edhe 200 shtetas turq që kërkohen nga autoritetet e Turqisë.

Kjo organizatë joqeveritare, e cila funksionon edhe brenda një këshilli të Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se nga burimet e tyre janë 200 turq që jetojnë në Kosovë dhe që kërkohen nga Turqia.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori