Të tjera detaje janë mësuar nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme SPAK pas arrestimit të dhjetëra punonjësve të Policisë Kufitare shqiptare në Morinë.
34 persona janë nën hetim si pjesë e procedimit penal, 32 prej të cilëve punonjës të Policisë Kufitare në Kukës. Ata dyshohen nga SPAK si të përfshirë në shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Ditën e djeshme, këta persona janë përballur me gjykatën për verifikimin e masës së sigurisë dhe kjo masë është lënë e pandryshuar: për 15 persona ka arrest në burg, për 14 të tjerë ajo e arrestit në shtëpi, ndërsa për pjesën e mbetur, pezullim nga detyra.
Procedimi penal ka nisur që në nëntor të vitit 2020. Ka qenë një sinjalizim nga SHÇBA për paligjshmëri të punonjësve të pikës doganore të Morinës. Pasi janë vënë në përgjim disa punonjës, është pasuruar hetimi edhe me kallëzime nga qytetarë.
Sipas njërit prej tyre, i kishin kërkuar ryshfet, edhe pse ai nuk kishte asnjë problem me ligjin. Ai kishte pasur një ekspuls më herët, që kishte skaduar, por edhe pse kishte skaduar, punonjësit nuk e kishin lënë të kalonte pa ryshfet.
Hetimi i mëtejshëm doli në përfundim se 32 punonjës policie ishin të përfshirë në paligjshmëri.
Nga dosja hetimore rezulton se policët, përveçse merrnin ryshfet, bënin dhe ndarjen e këtij ryshfeti. Gjithashtu, ryshfet është marrë edhe për kalimin e shtetasve në doganë pa u regjistruar në sistemin TIMS.
Të gjitha këto bëheshin për 60-70 euro për person. Ndërsa shumat deri në 400 euro ishin për kontrabandën e mallrave, raporton A2 CNN. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do t’i “shpëtojë” Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Bashkëshorti i ministres Brahimaj, i përfshirë në konflikt të dhunshëm ndaj një drejtuesi të Agjencisë së Kredive
Partitë i rikthehen fushatës, kërkojnë vota për zgjedhjet e 8 majit
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre