LAJMI I FUNDIT:

Arrestimet në Morinë, Çuçi: Të vendosur për pastrimin e policisë shqiptare nga punonjësit e korruptuar

Arrestimet në Morinë, Çuçi: Të vendosur për pastrimin e policisë shqiptare nga punonjësit e korruptuar

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar sot pas një vale arrestimesh të punonjësve të policisë të Shqipërisë dhe Kosovës në përmbyllje të një aksioni të përbashkët policor në lidhje me korrupsionin e ushtruar në doganë.

Në një njoftim në Facebook, Çuçi ka përgëzuar agjencinë shqiptare të Mbikëqyrjes Policore për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të pikës kufitare në Morinë.

Arrestohen 17 policë shqiptarë të akuzuar për korrupsion në doganën e Morinës
Lexo po ashtu Arrestohen 17 policë shqiptarë të akuzuar për korrupsion në doganën e Morinës

“Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, ka shtuar ministri.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka njoftuar sot arrestimin e 17 punonjësve të policisë shqiptare në pikën kufitare të Morinës.

Operacioni policor në pikën kufitare të Vërmicës, mbi 20 zyrtarë policor të Kosovës të arrestuar 
Lexo po ashtu Operacioni policor në pikën kufitare të Vërmicës, mbi 20 zyrtarë policor të Kosovës të arrestuar 

Sipas njoftimit të SPAK, gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Morinë.

Sipas SPAK, masat e sigurimit personal janë: arrest në burg për 17 punonjës policie, arrest në shtëpi për 14 persona (shtetas dhe punonjës policie) dhe pezullim nga detyra për 3 punonjës policie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori