LAJMI I FUNDIT:

Arnautovic: Shqipëria e fortë, luajnë si grup

Arnautovic: Shqipëria e fortë, luajnë si grup

Marko Arnautovic është pa diskutim një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares austriake.

Me 48 ndeshje të zhvilluara në total dhe 10 gola të realizuar, edhe pse është vetëm 26-vjeç sulmuesi i Stoke Cityt ka pasur një rol vendimtar në kualifikimin e Austrisë në Evropian.


Tashmë vjen ndeshja ndaj Shqipërisë test të cilin ish lojtari i Interit e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm për përgatitjet e Austrisë për në Euro 2016.

“Ashtu si ne edhe Shqipëria është kualifikuar në kampionatin evropian. Ata janë një skuadër shumë e fortë, forca e tyre bazohet te grupi, por mbi të gjitha drejtohen nga një trajner si Gianni De Biasi”.

“Teknikët italianë e kanë gjithmonë gati taktikën e duhur dhe ne e dimë që përballë Shqipërisë na pret një ndeshje shumë e vështirë. Rruga për në Euro 2016 sapo ka filluar”, ka thënë Arnatuovic.