LAJMI I FUNDIT:

Armend Muja: Vlaskoviq ka dosje kriminale, i papranueshëm lirimi i tij

Armend Muja: Vlaskoviq ka dosje kriminale, i papranueshëm lirimi i tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja, e ka cilësuar të papranueshëm lirimin në dorëzani të Nemanja Vlaskoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri.

Sipas tij, nga grupi i serbëve të arrestuar e më pas liruar, vetëm lirimi i Vlaskoviqit ka qenë i gabuar.


Vlaskvoqi, i cili u lirua para 4 ditëve, sipas Mujës, ka dosje kriminale dhe është pjesë e grupit kriminal “Udarna Ekipa”.

Lirohet Nemanja Vllaskoviq, njëri ndër udhëheqësit e grupit që sulmoi gazetarët në veri
Lexo po ashtu Lirohet Nemanja Vllaskoviq, njëri ndër udhëheqësit e grupit që sulmoi gazetarët në veri

“Vetëm njëri prej të liruarve në dorëzani, Nemanja Vlaskoviq, që së fundmi ka sulmuar gazetarët, ka dosje të thukët kriminale. Ai, përveç tjerash, ka punuar në komunën paralele të Leposaviqit. Po ashtu, ai është pjesë e grupit kriminal “Udarna Ekipa’’, që merren me sulme të befasishme me mjete të forta dhe shpërthyese ndaj PK-së, Qeverisë etj. Po ashtu, i dyshohet edhe për vepra tjera.”, ka thënë ai.

Ai thotë se gjyqtari ka pasur opsione të tjera që parashihen me Kodin Penal të Kosovës.

“Është tërësisht i papranueshëm dhe i gabuar një vendim i tillë nga ana e gjyqtarit kur ka pasur qindra opsione tjera të parapara me Kodin Penal”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori