LAJMI I FUNDIT:

Armando Sadiku shënon dy golat e parë në Bolivi

Armando Sadiku shënon dy golat e parë në Bolivi

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku është zhbllokuar më në fund në futbollin e Bolivisë.

Sadiku ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Bolivar, teksa ka realizuar dy gola në fitoren e thellë 0-5 në udhëtim te San Jose.


Golin e parë Sadiku e arriti në minutën e 22-të, ku pasi shmangu pozicionin jashtë loje, sulmuesi shqiptar u shfaq i vetëm para portierit dhe nuk e kishte të vështirë të mposhte atë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij, për t’i dhënë fund një mallkimi të gjatë që kishte vënë në dyshim edhe vazhdimësinë e tij në klub.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, erdhi edhe goli i dytë i tij, duke çuar shifrat në 2-0 për Bolivar e duke treguar se sulmuesi shqiptar ka mjaft për të dhënë për këtë skuadër.

Këta ishin dy golat e parë të Sadikut në elitën e futbollit në Bolivi, teksa pas zhbllokimit pritet që ai të vazhdoj me këtë formë të lartë edhe në ndeshjet e radhës.

Pas shtatë ndeshjeve të para në kampionat, Bolivar mbanë vendin e parë në tabelë me 16 pikë, sa ka edhe The Strongest. /Telegrafi/