LAJMI I FUNDIT:

Arkitekti i sukseseve, Kuka: As vet nuk kam qenë aq optimist se do t’i fitojmë dy medalje të arta

Arkitekti i sukseseve, Kuka: As vet nuk kam qenë aq optimist se do t’i fitojmë dy medalje të arta
(Foto: Instagram/driton_toni_kuka)

Trajneri i sukseseve, Driton Kuka, ishte ndër ata që morën fjalën me rastin e kthimit të të olimpistëve të artë të të Kosovës nga Japonia.

Ekipi jonë i xhudos arriti sukses historik në ‘Tokio 2020’ duke i fituar dy medalje të arta dhe arkitekt i gjithë kësaj arritjeje është padyshim trajneri i papërsëritshëm i xhudos.


“Unë do të flas pak më shkurt se flasin medaljet”, kështu e nisi fjalën e tij Kuka.

Duke e falënderuar në radhë të parë Majlinda Kelmendin, e cila fitoi medaljen e artë olimpike në ‘Rio 2016’, në mënyrë që xhudistët tanë të vazhdojnë rrugëtimin dhe tash Kosova t’i ketë tri medalje të arta.

Arrin ekipi i xhudos në Kosovë: Krenaritë e vendit pas pak çastesh u drejtohen qytetarëve
Lexo po ashtu Arrin ekipi i xhudos në Kosovë: Krenaritë e vendit pas pak çastesh u drejtohen qytetarëve

Ai ka thënë se pret që suksesin e xhudos ta ndjekin edhe sportet tjera dhe të arrijnë në nivele të larta.

Trajneri e ka quajtur një mrekulli faktin që Kosova ka tri medalje të arta olimpike duke thënë se kishin shkuar në Japoni për medalje, mirëpo aq optimistë për t’i fituar dy medalje të arta nuk kishte qenë as vet.

Në vazhdim i ka falë nderuar të gjithë të pranishmit duke nisur nga krerët e politikës, Komitetin Olimpik të Kosovës, Federatën e Xhudos dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtij suksesi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori