LAJMI I FUNDIT:

Arkitekti shndërron gypat e ujit në shtëpi praktike për dy persona, brenda të cilave nuk mungon asgjë (Foto/Video)

Arkitekti shndërron gypat e ujit në shtëpi praktike për dy persona, brenda të cilave nuk mungon asgjë (Foto/Video)

Një arkitekt nga Hong Kongu ka shpikur atë që ai beson se është një zgjedhje për qytetin e mbipopulluar, duke i shndërruar gypat e ujit në shtëpi të vogla.

Kompania OPod Tube Housing ka për qëllim që gypat e ujit në një diametër prej mbi 2.5 metra, t’i shndërroi në “mikro-shtëpi” me 100 metra katrorë, transmeton Telegrafi.


Arkitekti James Law shpreson që me dizajnimin e këtyre shtëpive të gjejë zgjidhjen e banorëve që kanë problem me mungesë të hapësirës së ndërtimit të shtëpive, të cilat njëkohësisht do të jenë të përballueshme për xhepin e çdo familje në Hong Kong.

Me një popullsi prej 6690 banorë në një kilometër katrorë sa ishte në vitin 2014, Hong Kongu ka tregun më të zhvilluar në botë të patundshmërive.

Gypat janë të dizajnuar për të akomoduar një ose dy persona dhe kanë dhomë gjumi, mini-frigorifer, tualet dhe hapësirë të mjaftueshme për rroba dhe gjësende tjera.

Sipas Law, gypat janë shtëpi praktike të përshtatshme për të rinj dhe të moshuar, ashtu siç edhe autoritetet e këtij vendi janë duke kërkuar alternativa për ta zgjidhur këtë problem.

Edhe pse gypat janë shumë të rëndë ku secili prej tyre peshon 22 tonë, ato janë të lehta për t’u montuar dhe munden pa ndonjë problem të ngjiten me njëra-tjetrën.

Këto “shtëpi” janë në fazën e prototipit, por nëse jepet drita e gjelbër nga autoritet, atëherë ato pritet të kushtojnë rreth 15 mijë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Pesha

Pesha

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Fun
Fëmijët e mençur

Fëmijët e mençur

Kalo në kategori