LAJMI I FUNDIT:

Arkeologët gjejnë skeletin e një vajze që jetoi pesëmijë vjet më parë

Arkeologët gjejnë skeletin e një vajze që jetoi pesëmijë vjet më parë

Arkeologët kanë zbuluar një skelet njeriu që daton rreth 5,000 vjet më parë, në qytetin Babol të provincës iraniane Mazenderan.

Muhammed Fazli, kreu i ekipit të arkeologëve, tha se skeleti i përket një vajze të moshës 13-14 vjeçare, me zbukurime dhe stoli prej guri në qafën e saj.

Ai rikujtoi se të ashtuquajturit gjuetarë thesaresh kanë bërë po ashtu gërmime të paautorizuara në rajon, gjë që ka komplikuar punimet.

Gërmimet e para arkeologjike në Iran u zhvilluan në Susa në vitin 1850 nën udhëheqjen e evropianëve. Në atë kohë, Irani u dha të gjitha autorizimet për gërmime arkeologjike studiuesve francezë.

Irani filloi gërmimet e tij të para në vitin 1937. /atsh/