LAJMI I FUNDIT:

Arinjtë polarë pushtojnë ishullin e braktisur në Rusi

Arinjtë polarë pushtojnë ishullin e braktisur në Rusi

Në një ishull mes Rusisë dhe Alaskës, në ndërtesat e braktisura të një stacioni meteorologjik, kanë pushtuar zonën arinjtë polarë.

Në shtator, fotografi rus Dmitry Kokh hipi në një jaht dhe lundroi 2,000 kilometra përtej detit Chukchi, përmes disa prej pjesëve më lindore të Arktikut Rus, transmeton Telegrafi.


Fillimisht, Kokh u nis për të fotografuar ishullin Wrangel, që ishte i famshëm për popullsinë e arinjve. Megjithatë, ai do të zbulonte kafshët masive të Arktikut në një vendndodhje shumë më pak të mundshme.

“Natyra [po] ju dërgon gjithmonë diçka kur nuk e prisni atë”, tha Kokh për zbulimin.

“Kur kaluam nëpër ishullin Kolyuchin afër bregut verior të Chukotka, pamë disa lëvizje në dritaret e braktisura atje dhe kur u afruam – ata ishin arinj!”

Ndërtesat u ndërtuan në vitin 1930 dhe u braktisën në vitet 90-ta, por Kokh tha se kjo ishte hera e parë që ishin parë banorët e pazakontë, një përvojë që ai e përshkroi si “një herë në jetë” për DIYPhotography. /Telegrafi/