LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Tetova në vitin 2017 do të ketë ujë për pije

Arifi: Tetova në vitin 2017 do të ketë ujë për pije

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot para Këshilli Komunal ka paraqitur projektet e realizuara dhe rezultatet e arritura nga komuna në vitin 2016. Ajo gjithashtu në këtë fjalim ka premtuar edhe disa projekte për qytetin e Tetovës si uji për pije, kanalizimin edhe ajrin e pastër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Katër vite më parë morëm mbi vete përgjegjësinë që ne do të jemi ata që do ta ndryshojmë Tetovën, sepse Tetova meriton ndryshe. A e ndryshuam Tetovën? Po. A janë këto ndyshime të mjeftueshme? Jo. Sepse ndryshimi është proces që kërkon energji, kohë dhe përpjekje të vazhdueshme pavarësisht faktorëve dhe rrethanave ku gjendemi”, tha mes tjerash Arifi.


Ajo theksoi se në vitin 2016 përfunduan punimet nga trasa e mbetur e ujësjellësit prej 8.5 kilometra dhe nga viti 2017 me vendosjen e makinerisë për filtrim të ujit, uji i pijshëm nuk do të mungojë në Tetovë.

Gjatë këtij fjalimi Arifi përmendi edhe disa projekte që sipas saj Komuna e Tetovës ka arritur t’i realizojë gjatë vitit 2016 dhe gjatë katër viteve nën udhëheqjen e saj./Telegrafi/