LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Ndarja dhe shkëmbimi i territorit nuk është opsion për Qeverinë

Arifi: Ndarja dhe shkëmbimi i territorit nuk është opsion për Qeverinë

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk është opsion ndarja dhe shkëmbimi i territoreve.

Shefi i dialogut teknik për bisedime me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, Avni Arifi, ka thënë se Kosova ka vija të trasha dhe të kuqe për ndryshimin e kufijve.


“Ndarja e territorit të Kosovës, shkëmbimi i territorit apo çfarëdo opsioni që ka si qëllim ndryshimin e kufijve nuk është opsion fare për Qeverinë e Kosovës – është vijë e trashë e kuqe dhe e pakalueshme për ne. Ata që tentojnë të sjellin tema të tilla në tavolinë në këtë formë, ata synojnë që ta kthejnë Ballkanin në periudhën e errët”, ka thënë Arifi për Telegrafin. /Telegrafi/