LAJMI I FUNDIT:

Arifi – Mustafës: Je bërë me të deshtë Serbia, ishe ai që e nënshkrove Asociacionin

Arifi – Mustafës: Je bërë me të deshtë Serbia, ishe ai që e nënshkrove Asociacionin

Akuzat e fyerjet, janë bërë tashmë retorikë standarde e polemikave qoftë në mes liderëve politik apo subjekteve rivale politike.

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, sot ka polemizuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.


Arifi duke cituar një deklaratë të presidentit të Serbisë, ka apostrofuar Mustafën, duke thënë se të dy pajtohen me qëndrimet e njëri tjetrit.

“Je bo me të dashtë Serbia o Isë. Kurrë s’do të harrojmë as ne por si duket as Serbia që ti ishe ai që nënshkrove Asociacionin . S’kanë faj që pajtohen me ty. Në fakt ti pajtohesh me ta”, ka shkruar ai.

Arifi e Mustafa, edhe më herët kishin polemizuar lidhur me lojërat e fatit, pasi sipas LDK-së, viti 2018 po përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore por me një premtim të madh për kumarin dhe kumarxhinjtë.

 Gjuha e ashpër politike, PDK dhe LDK nuk e durojnë njëra tjetrën
Lexo po ashtu  Gjuha e ashpër politike, PDK dhe LDK nuk e durojnë njëra tjetrën

Ndërkaq, polemika ka pasur edhe mes PDK-së dhe LDK-së, të cilat nuk kanë kursyer njëra tjetrën nga kritikat nga më të ndryshmet.

Përplasjet kanë shpërthyer kryesisht pas formimit të grupit negociator për bisedimet politike me Serbinë në Bruksel dhe përfshirjes së njërës nga partitë politike opozitar në këtë grup negociator./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori