LAJMI I FUNDIT:

“Arifhikmet reperi”, tani i këndon “Cucës së heshme” (Video)

“Arifhikmet reperi”, tani i këndon “Cucës së heshme” (Video)

Xhevdet Jashari duket se e ka marrë seriozisht karrierën e re të qeni këngëtarë.

Aktori që më mirë njihet te publiku shqiptar si “Arifhikmeti”, ka publikuar projektin më të ri muzikor.


“Cauc e heshme”, titullohet kënga e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me një video, të cilin e ka punuar u-mit-box Pictures.

Pamje prej klipit të ri

Tekstin e ka shkruar Lirim Alija ndërsa instrumentalin e ka bërë dyshja, Roki & Butch.

Kujtojmë se javë më parë tetovari ka publikuar këngën “Vet Mthae T’dua”, i cili deri më tani është shikuar mbi 800 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, aktorin 39-vjeçar do ta shohim edhe në projekte të reja filmike dhe teatrale. /Telegrafi/